RTSH 24 Live

Rajon

Takimi Kurti–Vuçiq, kryediplomati Borel: Fillojmë rrugën e normalizimit

14/09/2023

Takimi Kurti–Vuçiq, kryediplomati Borel: Fillojmë rrugën e normalizimit

Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar.

Me këtë frazë e ka përshkruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (o. Vucic), takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.

Reagimi i Vuçiqit u bë në rrjetet sociale me një foto së bashku me kryediplomatin e Bashkimit Europian, Xhosep Borel (o. Josep Borrell), i cili nga ana e tij shtoi: "Është koha për të filluar seriozisht zbatimin e marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi."

Përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe Serbisë u ulën në një tryezë të enjten (14 shtator) bashkë me ndërmjetësit europianë si palë e tretë, pas mbajtjes së takimeve të veçanta prej orës 9:00.

I pranishëm në tryezë është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak (o. Lajcak).

Kryeministri Kurti ka kërkuar në vazhdimësi që marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel e Ohër të zbatohet në tërësi dhe pa kushte.

/rtsh.al/