RTSH 24 Live

Politikë

Takimi i Ramës në Milano, Basha: Fajëson gjithkënd për dështimet e fajet e tij! Vota e diasporës detyrim kushtetues

26/05/2024

Takimi i Ramës në Milano, Basha: Fajëson gjithkënd për dështimet e fajet e tij! Vota e diasporës detyrim kushtetues

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një shënim në faqen e tij të Facebook,  ka reaguar për takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano.

Për Bashën, vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pa mbajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.

Rama është shfaqur si një njeri i papërgjegjshëm, shkruan Basha, duke u shprehur që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm në botë.

“Për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur. Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë” shkruan ai.

Në fund të deklaratës së tij, Basha kujton se vetëm propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.

 

/rtsh.al/