RTSH 24 Live

Aktualitet

Takimet në Asamblenë e OKB-së, Rama takon kryediplomatin britanik

19/09/2023

Takimet në Asamblenë e OKB-së, Rama takon kryediplomatin britanik

Në Nju-Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, vijojnë takimet mes përfaqësuesve të lartë të qeverive të botës.

Kryeministri Edi Rama pati një takim me ministrin e Jashtëm britanik, Xhejms Kleverli (o. James Cleverly).

Dy shtetet, Shqipëria dhe Britania e Madhe, një vit më parë nënshkruan marrëveshje për të trajtuar fluksin e emigracionit të paligjshëm drejt brigjeve angleze, por në SHBA, Kleverli ndodhet me një politikë të jashtme të qartë.

Mediet britanike raportojnë se një nga synimet e prezencës së tij do të jetë rritja e aksesit në fondet për qëllime klimatike, të cilat Britania kërkon t'i shtojë në interes të objektivit të OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve.

Sekretari i jashtëm britanik pritet t'i drejtohet Asamblesë edhe për çështjen e sistemit financiar global më gjithëpërfshirës.

Ndërkohë kryeministri Rama do e mbajë fjalën e tij të mërkurën.

/rtsh.al/