RTSH 24 Live

Kosovë

Svelça ngre alarmin, 400 ekstremistë serbë po përgatiten për sulme agresive në Kosovë

01/04/2024

Svelça ngre alarmin, 400 ekstremistë serbë po përgatiten për sulme agresive në Kosovë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka deklaruar se rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen dhe mund të aktivizohen në sulme agresive ndaj Kosovës. “Rreth 400 ekstremistë serbë po trajnohen në zonat përreth kufirit me Kosovën dhe me një urdhër të Vuçiç mund të aktivizohen në sulme agresive.

Po përgatitemi për të parandaluar çdo lloj skenari serb, por edhe për t’u ballafaquar”, u shpreh Sveçla në një intervistë për mediat. Situatën në veri të vendit ai e quajti të qetë momentalisht, por të brishtë. Sveçla akuzoi presidentin serb Vuçiç dhe qeverinë e tij se po përdorin serbë e Kosovës për të shkaktuar tensione në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon.

Ministri i Brendshëm i Kosovës foli edhe për dinarin duke thënë se vendimi për ndalimin për pagesa është më se normal dhe i drejtë, brenda normave të një vendi që synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO-s.  I pyetur për marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut shqiptar, Edi Rama, ministri Xhelal Sveçla nuk përjashtoi dallimet mes tyre, por tha se mes të dyve ka vullnet për bashkëpunim.

Gazetar: A. Mata

/RTSH/