RTSH 24 Live

Televizion

Surprizohet nga gjysma e tij, Mateus Frroku: Po, dua të bëhem baba!

02/07/2023

Surprizohet nga gjysma e tij, Mateus Frroku: Po, dua të bëhem baba!

Shumë emocione për Mateus Frrokun sot në programin 'Më prit në fundjavë' me Ermal Peçin. Këngëtari dhe partneria e tij e kanë mbajtur sa më hermetik raportin e tyre, por mesa duket sot, gjysma e tij i bëri një dedikim prekës e emocionues në program.

Përmes një letre, ajo falenderonte Mateusin për çdo çast të ndarë sëbashku dhe shprehej e lumtur për vendimin për jetën që i pret 'dorë për dore'. Pas letrës, me sy që shkëlqenin e fjalë që mezi vinin, ai tha:

'Ajo ishte më shumë e vëmendshme për intervistën sot kështu që mendoja që po planifikonte diçka. E ndjeja, wow.  Ermal, nga mosha 18 deri 30 vjeç unë kam qënë vetëm, unë jam shumë i lumtur që kam takuar Xhesin dhe që më kupton, madje edhe në marrëdhënien me punën duke qënë se ajo është edhe vetë muzikante. Ç'më bëte me këtë letrën, e dua ta kem kujtim. Shumë faleminderit'.

Teksa fliste kaq i emocionuar, Ermali e pyet nëse do dëshironte ta kurorëzonin lidhje me një fëmijë dhe përgjigjja ishte: Po, dua shumë të bëhem baba.

Duke folur për muzikën dhe festivalet, Mateusi tregoi vendimin më të fundit:

'Nuk do marr më pjesë në festival. Kjo është bindja ime. Nuk ka lidhje me meritokracinë, por nuk dua të marr pjesë në një kompeticion ku duhet ti nënshtrohem rregullave. Dua të prodhoj për YouTube dhe të kem eventet e mia.'

/rtsh.al/