Gazetari Arion Sulo dhe juristja Brizida Gjikondi janë përplasur mes tyre në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, mbi protestën e opozitës të mbajtur këtë të hënë ndaj mazhorancës qeverisëse të Edi Ramës.
Debati në studio:
Arion Sulo: Për 30 e kusur vite shoqëria shqiptare, shqiptarët janë konformuar me padrejtësinë dhe me të keqen. Jemi bërë shoqëri e të padrejtës. Nuk na bën më përshtypje padrejtësia. Jemi shoqëri e korruptuar. Qeveria të korrupton, në një mënyrë apo një tjetër.
Brizida Gjikondi: Kjo s’është fare e vërtetë. Nuk ka shoqëri dhe shqiptarë të korruptuar.
Arion Sulo: Më lër mua të merrem me qytetarët!
Brizida Gjikondi: Kur s’ka lider që t’i frymëzojë përse të dalin, për kë të dalin, për Berishën që është i pandehur!
Arion Sulo: Janë 760 mijë pensionistë janë në fije të perit për të vdekur
Brizida Gjikondi: Për sa kohë nuk ka lider që i frymëzon, nuk del njeri në shesh, për kë të dalin? Për Berishën?
Arion Sulo: Të dalin për veten e tyre
Brizida Gjikondi: Kush lider do t’i frymëzojë me moralin e vet
Arion Sulo: E keqja, korrupsioni që kanë përballë, xhepi i tyre i varfër!
/rtsh.al/