RTSH 24 Live

Botë

Sulmoi Izraelin, SHBA dhe BE synojnë sanksione të reja ndaj Iranit

17/04/2024

Sulmoi Izraelin, SHBA dhe BE synojnë sanksione të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kërkojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, pas sulmit që i bëri Izraelit.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo priste të ndërmerrte veprime ndaj Iranit në ditët në vijim, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha se blloku po punonte për sanksionet e reja

Yellen tha se SHBA po përdorte tashmë sanksione financiare për të izoluar Iranin dhe për të penguar aftësinë e tij për të financuar grupe përfaqësuese dhe për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë

"Për sa i përket sanksioneve, pres plotësisht që ne të ndërmarrim veprime shtesë sanksionesh kundër Iranit në ditët në vijim. Ne nuk i parashikojmë mjetet tona të sanksioneve. Por në diskutimet që kam pasur, të gjitha opsionet për të penguar financimin e terrorizmit të Iranit vazhdojnë të jenë në tryezë. Eksportet e naftës të Iranit ishin një fushë e mundshme që ne mund të trajtojmë”, tha Yellen

Edhe shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell përmes një video-konference me ministrat e Jashtëm të BE-së tha se “Ministrat u kërkojnë të gjithë aktorëve në rajon, që të tërhiqen nga qëndrimet radikale që çojnë në humnerë”.

Kërkesës së disa vendeve të BE për sanksione më të ashpra ndaj Iranit, Borrell tha se po shqyrtohen sanksionet ekzistuese dhe mundësia për t'i zgjeruar ato.

Prodhimi i dronëve iranianë, garda revolucionare iraniane dhe njësive elitë të ushtrisë mund të jenë pjesë e sanksioneve që mund të vendos BE.

Izraeli u ka kërkuar aleatëve të tij që të sanksionojnë programin raketor të Teheranit, pasi sanksionet që kishte vendosur OKB mbi programin bërthamor të Iranit skaduan në tetor.

Megjithatë SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe vijojnë të mbajnë sanksione ndaj Iranit dhe pritet të shtojnë të reja.

/rtsh.al/