RTSH 24 Live

Botë

Demonstratat e studentëve në SHBA, protestues pro-palestinezë përplasen me ata pro-Izraelit në Universitetin e Kalifornisë

29/04/2024

Demonstratat e studentëve në SHBA, protestues pro-palestinezë përplasen me ata pro-Izraelit në Universitetin e Kalifornisë

Protestues pro palestinezë dhe pro izraelite janë përplasur mes tyre në universitetin e Kalifornisë, ndërsa në shumë shkolla të larta amerikane vijojnë demonstratat për luftën në Gaza.  Mitingjet mbarëkombëtare, gjatë të cilave janë arrestuar qindra persona, nuk treguan ndonjë shenjë ndaljeje as gjatë fundjavës. 

Në universitetin e Kalifornisë, është shtuar numri I studentëve që protestojnë në mbështetje të palestinezëve. Këshilli amerikano izraelit ndërkohë organizoi një kundërprotestë. Dy grupet ndoqën një përqasje paqësore deri të dielën, kur policia e kampusit universitar ndërhyri duke përdorur shkop gome për t’i ndarë, ndërkohë që ende nuk është e qartë se cili nga grupet ishte iniciatori I tensionimit të situatës. 

Qindra persona janë arrestuar në pjesë të ndryshime të ShBA-së, shumë prej të cilëve kanë ngritur tenda në mjediset e jashtme universitare. Studentët pro palestinezë kërkojnë armëpushim në konfliktin në gaza dhe që universitetet  e tyre të ndërpresin marrëdhëniet me institucione izraelite dhe të heqin dorë nga sponsorizimet nga subjekte që kanë lidhje me Izraelin.

/RTSH/