Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me plagosjen e kryeministrit sllovak, Robert Fico. Në një postim në X (dikur Twitter), Rama e konsideron sulmin si të tmerrshëm, teksa i uron shërim të shpejtë kryeministrit Fico.
“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, shkruan Rama.
Kryeministri Robert Fico 59 vjeç, u qëllua 4 herë me armë zjarri jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, ku lideri po takohej me mbështetësit e tij. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Autori i sulmit, një shkrimtar 71 vjeç, është arrestuar, teksa ende nuk janë zbardhur motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
/rtsh.al/