Ministria e Jashtme ka reaguar pas sulmimit të Izraelit breshëri raketash nga Rripi i Gazës. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Ministria bën me dije se fatmirësisht nuk ka shqiptarë të plagosur.
Po ashtu, Ministria i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Izrael që për çdo rast të kontaktojnë me Ambasadën Shqiptare, duke publikuar edhe numrin e kontaktit.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare 🇦🇱 në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, thuhet në postim.
Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur 'Stuhia Al-Aksa'. Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit, duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Një grua ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur.
/rtsh.al/