RTSH 24 Live

Botë

Sulmi ndaj spitalit në Dnipro të Ukrainës, Franca: Rusia duhet ndëshkuar për krime lufte

26/05/2023

Sulmi ndaj spitalit në Dnipro të Ukrainës, Franca: Rusia duhet ndëshkuar për krime lufte

Franca ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë, përfshirë edhe sulmet ndaj spitalit në Dnipro të premten në mëngjes, duke i quajtur ato krime lufte që nuk mund të mbeten të pandëshkuar.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Jashtme francize, sulmet me raketa dhe me dronë në Kiev dhe rajonet Kharkiv dhe Dnipropetrovsk të Ukrainës kanë goditur vendstrehimet civile në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar.

Të paktën dy persona mbetën të vrarë dhe të paktën 30 persona, duke përfshirë dy fëmijë janë në mesin e të plagosurve, sipas kreut të administratës ushtarake të rajonit Dnipropetrovsk.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për të mbijetuar në rrënojat e një klinike. Ndërkaq zyrtarët thanë se autoritetet ende nuk mund të kontaktojnë tre persona që mund të kenë qenë në objekt në momentin e sulmit.

/rtsh.al/