Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kanë folur në telefon lidhur me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit duke lënë të vrarë 40 persona dhe të plagosur dhe mbi 900 të tjerë janë plagosur.
Zyra e Netanyahut ka bërë të ditur se Biden telefonoi kryeministrin të shtunën dhe shprehu mbështetjen e tij për Izraelin.
“Presidenti i SHBA Joe Biden telefonoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe theksoi se SHBA qëndron pranë Izraelit dhe mbështet plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, thuhet në deklaratë.
“Kryeministri falënderoi Presidentin e SHBA për mbështetjen e tij të pa rezervë dhe e bëri të qartë se do të kërkohej një fushatë e gjatë dhe e fuqishme në të cilën Izraeli do të fitonte.”, transmeton CNN.
Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha sot se SHBA “dënon pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë civilët dhe komunitetet civile. Ne do të mbetemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë”.
/rtsh.al/