RTSH 24 Live

Botë

Ish-CEO i gjigandit të modës arrestohet nën akuza për trafikim seksual

22/10/2024

Ish-CEO i gjigandit të modës arrestohet nën akuza për trafikim seksual

Ish-CEO i gjigantit të modës Abercrombie & Fitch dhe partneri i tij britanike janë arrestuar dhe po përballen me akuza për trafikim seksual. Mike Jeffries, partneri i tij Matthew Smith dhe ndërmjetësi i dyshuar i çiftit u arrestuan të martën në mëngjes.

Avokatët e  Jeffries dhe Smith më parë kanë "mohuar me forcë" çdo akuzë. FBI hapi një hetim vitin e kaluar pasi BBC zbuloi pretendimet se Mike Jeffries dhe partneri i tij shfrytëzonin dhe abuzonin seksualisht burrat në ngjarjet që ata organizonin në rezidencat dhe hotelet e tyre në Nju Jork e anembanë botës.

Një hetim i BBC zbuloi se kishte një operacion të sofistikuar që përfshinte një ndërmjetës dhe një rrjet rekrutuesish të ngarkuar me rekrutimin e njerëzve.

Duke konfirmuar arrestimin, Brad Edwards i firmës Edwards Henderson, një avokat civil që përfaqëson disa nga viktimat e supozuara, tha: "Këto arrestime janë një hap i parë i madh drejt gjetjes së drejtësisë për shumë viktima që u shfrytëzuan dhe abuzuan përmes kësaj skeme të trafikimit seksual, operuar për shumë vite nën mbulesën legjitime të ofruar nga Abercrombie”./ BBC

/rtsh.al/