RTSH 24 Live

Politikë

Rama: Sipërmarrësit po vjedhin pensionistët, paga 50 mijë lekë për të mos u taksuar

4 orë para

Rama: Sipërmarrësit po vjedhin pensionistët, paga 50 mijë lekë për të mos u taksuar

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje me herët sipërmarrjeve në vend që të deklarojnë pagat reale, duke paralajmëruar deri në ndjekje penale. Rama e konsideroi gjithashtu si “grabitje” ndaj pensionistëve nëndeklarimin e pagave.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj mbajtën një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë theksoi se sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë.

Dëshirojmë të gjithë rritjen e pensioneve dhe nga ana tjetër ky është një front i madh i përbashkët shoqëror mes qeverisë, kompanive dhe individëve, sepse siguria shoqërore me të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë dhe ai detyrim sapo shlyhet shkon tek dikush që merr një pension. Instituti i Sigurimeve Shoqërore nuk është një shoqatë fitimprerëse, buxhetore si të tjerët. Ai është një institucion që garanton transferimin e fondeve nga përfituesit e të ardhurave nga puna në sektorin publik ose privat që kanë detyrim të paguajnë sigurimet shoqërore tek përfituesit e pensioneve. Sot do të fokusohemi tek informalitetit i pagave si një armik i pensioneve dhe pensionistëve”, u shpreh Edi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se me mosdeklarimin e paplotë të pagave, sipërmarrësit po grabisin e vjedhin pensionistët.

Për më tepër kreu i qeverisë tha se bizneset, pavarësisht lehtësirave nga masat e marra nga qeveria, ata deklarojnë në mënyrë të gënjeshtërt paga për punonjësit nga 50 mijë lekë të rinj.

Nëse Shqipëria do të vazhdonte me taksën e sheshte do të kishim më shumë të ardhura por do merrnim më shumë nga xhepi i punëmarrësve nga ata që jetojnë nga një pagë në shtet apo në privat. E hoqëm taksën e sheshtë e bëmë takse progresive dhe kemi hequr dorë nga jo pak nga një shumë ë konsiderueshme ja kemi lënë mësuesve, infermierëve, punonjësve në gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik. Për 17 sektorë të ekonomisë janë 156 mijë të punësuar që deklarohen me page 50 mijë lekë të rinj, sepse e dimë që kjo pagë është përjashtuar nga taksimi. Duke i pare sektorët nuk ka asnjë logjik që të thotë se duhet ta gëlltis këtë gjë sepse janë paga te gënjeshtra. Nga kjo qasje kriminale ndaj pensioneve kemi një gropë shumë të madhe të cilën e kompensojmë sot që flasim duke vendosur gjysmë miliardë euro për të plotësuar pensionet sepse pa këto pensionet nuk mund të jepen nën nivelin që janë sot. Problemi i pensioneve nuk zgjidhet me dëshirën e mirë dhe as me idenë që hajde t’ua rrisim sot dhe nga ana tjetër problemi i pensioneve nuk zgjidhet duke ja u marrë fëmijëve që janë sot të mitur dhe kanë nevoje për investime, taksat janë për të ardhmen”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/