RTSH 24 Live

Botë

Sulmet mes Iranit e Izraelit, Blinken: G7 e përkushtuar për uljen e përshkallëzimit

19/04/2024

Sulmet mes Iranit e Izraelit, Blinken: G7 e  përkushtuar për uljen e përshkallëzimit

Ministrat e Jashtëm të G7-ës kanë bërë thirrje për de-përshkallëzim të situatës mes Izraelit e Iranit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antoni (Antony) Blinken  iu drejtua sot shtypit në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të G7 sot në Capri të Italisë, duke dënuar sulmin me raketa lundrimi dhe dron të Iranit ndaj Izraelit që shkaktoi një sulm ajror në provincën Isfahan të vendit që SHBA-ja ka konfirmuar se ishte kryer nga Izraeli.

"Ne jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit. Ne jemi gjithashtu të përkushtuar për uljen e përshkallëzimit”, tha Blinken.

Ai vuri në dukje se pavarësisht tensioneve me Izraelin dhe Iranin, “ne mbetemi intensivisht të fokusuar në Gaza. ”

Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz pasi bëri thirrje për de-përshkallëzimi, tha se Berlini do të punojë me partnerët e tij në këtë drejtim.

De-përshkallëzimi mbetet rend i ditës në të ardhmen e afërt. Dhe ne gjithashtu do të flasim për këtë me të gjithë miqtë dhe aleatët tanë dhe do të punojmë së bashku me ta në këtë drejtim”, tha Scholz.

/rtsh.al/