RTSH 24 Live

Botë

Sulmet izraelite vrasin 11 persona në Gaza, mes tyre dhe drejtori i policisë palestineze

02/01/2025

Sulmet izraelite vrasin 11 persona në Gaza, mes tyre dhe drejtori i policisë palestineze

Një sulm izraelit vrau të paktën 11 palestinezë duke përfshirë drejtorin e përgjithshëm të policisë së Gazës dhe një zëvendës. Ministria e Brendshme e Gazës akuzoi Izraelin për vrasjen e Gjeneral Major Mahmoud Salah, 50 vjeç, dhe gjeneralmajor Hussam Shahwan, një anëtar i Këshillit të Komandës së Policisë.

“Duke kryer krimin e vrasjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në Rripin e Gazës, okupimi po këmbëngul në përhapjen e kaosit në Rripikn e Gazës dhe thellimin e vuajtjeve njerëzore të qytetarëve”, tha ministria.

Ushtria izraelite i cilësuar zyrtarët e policisë si “terroristë”  dhe "përgjegjës për zhvillimin e vlerësimeve të inteligjencës në koordinim me Hamasin" në Gaza.

Ofensiva izraelite që nga sulmet e 7 tetorit 2023 të udhëhequr nga Hamas, ka gërryer infrastrukturën në Gaza. Policia palestineze ka luajtur një rol kyç në sigurimin e shpërndarjes së sigurt të ndihmave humanitare.

Në nëntor 2024, Kombet e Bashkuara paralajmëruan për një "kolaps të ligjit dhe rendit" që çoi në grabitjen e dhjetëra kamionëve me ndihma nën kërcënimin e armëve. Disa ditë më vonë, shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë theksoi se Izraeli, si fuqi pushtuese, duhet të sigurojë që ndihmat të rrjedhin të sigurt në Gaza.

/rtsh.al/