RTSH 24 Live

Kronika

Subashi : Situata në Fier do të ndryshojë shumë shpejtë!

30/07/2021

Subashi : Situata në Fier do të ndryshojë shumë shpejtë!

Ndërsa qyteti i Fierit prej disa ditësh po vuan nga tymi i plehërave që po digjen në periferi të tij, Kryetari i Bashkisë Armando Subashi ka premtuar se situata do të ndryshojë shumë shpejt. "Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë" tha zoti Subashi.
Por kreu i Bashkisë së Fierit, i cili i zgjedhur nga PS drejton prej dy mandatesh pushtetin lokal, nuk ka ngurruar t'i japë ngjarjes karakter politik. Kjo pas reagimit edhe të kreut të PD Lulzim Basha rreth situatës në Fier.

"Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!
Po si ka mundësi?! Ku e gjen të drejtën morale?! Lulzimi dhe të "tijët" në Fier që votuan kundër     në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!
E kanë të kotë! Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në rradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë. Fund plehrave në qytet!" është shprehur kryetari i Bashkisë së Fierit Armando Subashi.