RTSH 24 Live

Botë

Studimi: Qyteti i Nju Jorkut po fundoset për shkak peshës së ndërtesave të tij

23/05/2023

Studimi: Qyteti i Nju Jorkut po fundoset për shkak peshës së ndërtesave të tij

Qyteti i Nju Jorkut po fundoset nën peshën kolektive të të gjitha ndërtesave të tij, ka zbuluar një studim i ri.

Ky proces gradual mund të sjellë telashe për një qytet rreth të cilit niveli i detit është rritur më shumë se dy herë më shpejt se norma globale dhe parashikohet të rritet midis 20 dhe 50 cm deri në vitin 2050.

Për më tepër, shkencëtarët presin ngjarje më të shpeshta dhe ekstreme të reshjeve, për shkak të krizës klimatike të nxitur nga njerëzit.

"Ne jemi thjesht duke hyrë brenda oqeanit", tha autori kryesor i studimit Tom Parsons, një gjeofizikan kërkimor në Shërbimin Gjeologjik të SHBA.

Punimi, i botuar në revistën Earth's Future, synon të tregojë se si ndërtesat e larta në zonat bregdetare, buzë lumenjve ose liqeneve mund të kontribuojnë në rrezikun e përmbytjeve në të ardhmen dhe se duhen marrë masa për të zbutur ndikimet potencialisht të rrezikshme./ CNN

/rtsh.al/