RTSH 24 Live

Ekonomi

Stoku i rezervës valutore 5.7 miliardë euro në fund të 9-mujorit

27/03/2024

Stoku i rezervës valutore 5.7 miliardë euro në fund të 9-mujorit

Banka e Shqipërisë bën të ditur se  stoku i rezervës valutore në fund të 9-mujorit 2023 shënoi shifrën e rreth 5.7 miliardë eurove.

“Ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 7.4 muajve import mallrash dhe shërbimesh, ose 300% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto” thekson njoftimi.

Sipas saj bankës rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar, apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Rritja e rezervës valutore realizohet kryesisht nëpërmjet blerjeve të valutës në tregun e brendshëm valutor. Për vitin 2024 Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 20 ankande të blerjes së valutës.

/ rtsh.al /