RTSH 24 Live

Kulturë

Stina koncertore në RTSH - Orkestra Simfonike, koncert nën drejtimin e dirigjentit Levi Hammer

10/02/2024

Stina koncertore në RTSH - Orkestra Simfonike, koncert nën drejtimin e dirigjentit Levi Hammer

Para një salle të mbushur me admiruesit e muzikës klasike, orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha një koncert nën drejtimin e dirigjentit të njohur amerikan Levi Hammer.

Në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, orkestra simfonike interpretoi koncert për piano nr. 20 nga Mozart, simfoninë nr. 5 nga Franc Shubert dhe Pelias dhe Melisond nga Sibelius. E veçanta e koncertit ishte fakti që dirigjenti Levi Hammer luajti gjithashtu në piano kompozimin e Mozartit.

Koncerti i orkestrës simfonike e Radio Televizionit Shqiptar nën drejtimin e dirigjentit të njohur amerikan Levi Hammer është pjesë e stinë koncertore 2024. 

/RTSH/