Mbrëmjen e 8 Nëntorit Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar solli për publikun koncertin e përgatitur me një program mjaft të veçantë.
Gjatë mbrëmjes u interpretuan pjesë prej kompozitorëve shqiptar por edhe ata botëror. Koncertin e bën edhe më të veçantë pjesëmarrja e sopranos kosovare Besa Llugiqi si edhe dirigjimi i maestro Ermir Krantjas.
Orkestra interpretoi mjaft bukur programin e përgatitur me tingujt e kompozitorëve si kompozitori Italian Giacomo Puccini me veprat e tij si intermezzo e aktit të 3-të nga Opera Manon lescaut, apo pjesa “Un bel di, vedrem“, nga Opera Madama Butterfly por gjithashtu pjesë e programit ishte edhe simfonia nr 2 e romantikut rus të shekullit të 19 Alexandër Borodin të cilët u përcollën mjaft bukur për artëdashësit e muzikës klasike.
Koncerti u mbajt mbrëmjen e 8 nëntorit në Sallën e Universitetit të Arteve.
Gazetare: K.Kule
/rtsh.al/