RTSH 24 Live

Sociale

Stina e dimrit ,qytetarët i kthehen lëndës drusore

02/12/2020

Stina e dimrit ,qytetarët i kthehen lëndës drusore

Stina e dimrit tashmë ka hyrë dhe qytetarët kanë nisur tw sigurojnë sa më parë drutë e zjarrit pasi vijojnë t’i përdorin si alternativë ngrohjeje dhe gatimi.Sot, një metër kub dru shitet deri në 43 mijë lekë të vjetra, krahasuar me 35 mijë apo 40 mijë që ka qënë një vit më parë. Një çmim i lartë dhe i papërballueshëm, sidomos për familjet që kanë të ardhura rroga të thjeshta apo pensionistët. Por ata janë të detyruar për t’a blerë pasi duket si mundësia e vetme për të siguruar ngrohjen, duke marrë parasysh faktin që energjia elektrike është mjaft e shtrenjhtë për xhepin e konsumatorëve.Vetë tregtarët, shprehen se janë munduar t’u shërbejne qytetarëve në këto ditë të ftohta duke lehtësuar pagesën nëpërmjet transportit falas. Në një llogaritje të thjeshtë, një familje në sezonin dimwror  konsumon  reth 9 metër kub lëndë drusore e për ata të cilët shpenzojnë edhe faturën e energjise elektrike, kjo është një kosto e papërballueshme.