RTSH 24 Live

Televizion

Starton programi "Ora Olimpike" çdo natë në RTSH nën moderimin e Sabina Metes

27/07/2024

Starton programi "Ora Olimpike" çdo natë në RTSH nën moderimin e Sabina Metes

Ka nisur transmetimin programi më i ri në ekranin e RTSH Ora Olimpike. Çdo natë në orën 21:30 nga 26 korriku ku startoi puntata e parë  e deri në 11 gushtë do sjellim gjithçka rreth organizimit sportiv më të madh.

Në këtë puntatë të parë nuk kanë munguar të ftuarit dhe lidhjet direkte.  Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të zhvillohen nga 26 korriku deri në 11 gusht dhe do të jenë një ekskluzivitet i Televizionit Publik Shqiptarë.

Në edicionin e 33-të të Olimpiadës do të garojnë 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete në 32 disiplina sportive të ndryshme për një numër total prej 329 eventesh të cilat do të transmetohen live në RTSH sport.

Në “Paris 2024” do të konkurrojë edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me tetë sportistë, nga të cilët katër janë kualifikuar me normë dhe katër me ftesë.

/RTSH/