RTSH 24 Live

Sociale

Stafi i AKBN dhuron gjak për talasemikët, hemofilikët dhe pacientët në nevojë

08/07/2024

Stafi i AKBN dhuron gjak për talasemikët, hemofilikët dhe pacientët në nevojë

Mijëra jetë shpëtohen prej dhuruesve vullnetarë të gjakut çdo vit: të aksidentuarit, të sëmurët kronikë, hemofilikë, ata me dializë, pacientët me talasemi, të cilët duhet të marrin gjak çdo 2 javë përgjatë gjithë jetës të tyre.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, pas thirrjes së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, u bë pjesë e fushatës qytetare për të shpëtuar jetë duke dhuruar gjak vullnetarisht. Drejtori ekzekutiv i AKBN, Petrit Malaj, u shprehu mirënjohjen punonjësve të institucionit.

Sipas ekspertëve të transfuzionit të gjakut, dhurimi çdo 6 muaj ndikon në zvogëlimin e mundësisë për sëmundje kardiovaskulare deri në 90%.

Çdo dhurues gjaku përfiton kryerjen e disa testimeve falas: Gjak komplet, Transaminazat ALT, Konfirmimin e grupit të gjakut dhe Rh, Testim për Hepatit B, C, HIV, Sifiliz, Glicemia, Kreatinemia, Proteinemia, Kolesterolemia, Trigliceridemia dhe Feritinemia.

Autoritetet shëndetësore theksojnë rëndësinë e dhurimit të gjakut në mënyrë të rregullt për të krijuar një rezervë të vazhdueshme gjaku, në mënyrë që pacientët në nevojë të mund ta marrin atëherë kur do të kenë nevojë.

/rtsh.al/