RTSH 24 Live

Politikë

Spiropali takime me ambasadoret Vasilika Hysi dhe Besiana Kadare: Intensifikim bashkëpunimit të Kuvendit me OKB

28/08/2024

Spiropali takime me ambasadoret Vasilika Hysi dhe Besiana Kadare: Intensifikim bashkëpunimit të Kuvendit me OKB

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti të mërkurën Vasilika Hysi, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në Misionin pranë OKB-së në Gjenevë, dhe Besiana Kadare, Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.

"Gjatë këtyre takimeve Kryetarja Spiropali diskutoi me ambasadoret mbi bashkëpunimin për përmirësimin e raportimeve të Shqipërisë në OKB, në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë si edhe mbi bashkëpunimin me UNESCO-n për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në këtë agjenci të OKB-së.", thuhet në njoftim. 

/rtsh.al/