RTSH 24 Live

Sociale

Spërkatjet në pemëtore, kujdesi në trajtimin e drufrutorëve për të mbrojtur bletën

16/04/2024

Spërkatjet në pemëtore, kujdesi në trajtimin e drufrutorëve për të mbrojtur bletën

Fermerët po vijojnë procesin e spërkatjes së plantacioneve me frutikulturë. Një kujdes i veçantë në luftimin e dëmtuesve, duhet treguar duke zbatuar një sërë masash për të qenë miqësorë me bletën e cila tashmë është në kullotë. 

Procesi duhet shmangur në momentin kur bleta është e pranishme në pemë.

Nga ana tjetër, specialistët e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve këshillojnë përdorimin e produkteve të mbrojtjeve të bimëve me karencë të shkurtër veprimi. 

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/