RTSH 24 Live

Sociale

Kitesurfing në Pogradec, sporti që pritet të marrë vëmendjen e të rinjve

29/04/2024

Kitesurfing në Pogradec, sporti që pritet të marrë vëmendjen e të rinjve

Ilirjan Tasellari është pogradecari i cili ushtron një sport të veçantë por edhe mjaft të bukur siç është kitesurfing, duke sfiduar dallgët e liqenit. Një dëshirë që ai e ka pasur që nga fëmijëria, por që ka arritur ta realizojë rreth moshës 22 vjeçare.

“Dëshira dhe pasioni ishte që në moshë të vogël dhe me ndryshimin e sistemit emigruam. Në Itali e kam praktikuar për herë të parë këtë sport”, tha sportisti Ilirjan Tasellari.

Kitesurfing është një sport që mund të praktikohet nga të gjithë por duke respektuar rregullat.

“Kitesurfing është një sport shumë i bukur dhe të lidh me natyrën dhe si të gjitha sportet e tjera të jep ndjesinë e adrenalinës”, tha Tasellari.

Ilirjani tregon se synimet janë që ky sport të përhapet edhe në Pogradec, duke qënë një alternativë interesantë për të rinjtë e këtij qyteti por jo vetëm.

/RTSH/