RTSH 24 Live

Kosovë

Specialja pretendon se Thaçi dha udhëzime për të ndikuar dëshmitarët

07/12/2024

Specialja pretendon se Thaçi dha udhëzime për të ndikuar dëshmitarët

Gjykata e Hagës ka publikuar sot aktakuzën e re kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut.

Të pestë akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët. Në aktakuzë ku Dhomat e Specializuara të Hagës kanë listuar ato që pretendojnë se janë faktet e tyre të aktakuzës, tregojnë për bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e kishte vizituar ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Sipas aktakuzës, Thaçi i ka dhënë të njëjtit informacione konfidenciale për dëshmitarët e rastit dhe i ka dhënë udhëzimet Fazliut që duhet t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur 2 korrik të vitit 2023, transmeton RTK.

Hashim THAÇI ishte drejtuesi ose organizatori i grupeve. Ai dha informacionin konfidencial që i ishte bërë i njohur gjatë gjykimit të tij, që mundësoi (tentativën për) pengimin e personave zyrtarë. Ai gjithashtu u dha udhëzime Fadil FAZLIUT, Bashkim SMAKAJT, Isni KILAJT dhe të tjerëve se si të ndikonin në mënyrë të paligjshme te dëshmitarët e ZPS-së”, thuhet në aktakuzë.

/rtsh.al/