Kongresi i SPD në Berlin ka emëruar Olaf Scholz, si kandidat për kancelarinë gjermane për zgjedhjet e ardhshme federale në fund të shkurtit. Nominimi, pothuajse unanimisht, u bë me ngritjen e dorës. Gjatë fjalës së tij në kongres, Scholz nuk kurseu akuzat drejt ekstremit të djathtë, ndërsa në të njëjtën orë AfD zgjodhi kandidaten e saj për postin e kancelares, Alice Weidel.
"Shikoni se çfarë po ndodh në Austri, ku është emëruar një kancelar i cili - nuk mund të përkufizohet ndryshe - është ekstremi i djathtë. Kjo është shqetësuese dhe ne thjesht nuk mund ta pranojmë."
Duke iu referuar më pas CDU-së dhe CSU-së, ai tha se "nuk është koha për magji. Nuk është koha për receta të vjetruara" apo për "të bërë politikë mbi kurrizin e njerëzve normalë".
Duke komentuar koalicionin që ai drejtoi, ai tha se "kemi kaluar tre vite të vështira. Shumë argumente. Shumë mosbesim. Gabime. Ndoshta duhet të kisha goditur më parë grushtin në tavolinë. Ndoshta duhet t'i kisha dhënë fund koalicionit. Më herët, në verën e kaluar, kur u pa se liberalët nuk donin të ishin konstruktiv”.
Qëllimi i tij, shpjegoi ai, ishte të mbante koalicionin të bashkuar, "por uniteti nuk mund të komandohet nga lart," shpjegoi ai.
Së fundi, duke aluduar në deklaratat e Trump për Panamanë dhe Grenlandën, Scholz tha se “parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend”. ANSA
/rtsh.al/