Spanja është goditur sërish nga përmbytjet por këtë radhë pa dëme në njerëz. Rreth 30 automjete u morën para nga vërshimet e ujërave në një qytezë në krahinën verilindore të Gironas. Shërbimi Meteorologjik i vendit ndërkohë kishte paralajmëruar reshje shiu nga kjo e premte deri pasditen e së shtunës në krahinë dhe se intensitet i këtyre reshjeve mund të kalonte 20 mm në 30 minuta.
Përmbytjet më të fundit erdhën pasi atyre që iu morën jetën të paktën 219 personave, 211 vetëm në Valencia.
Shtatë të tjerë humbën të enjten në Kastilla la Mancha dhe një në Andaluzi. 93 presona vijojnë të jenë zyrtarisht të zhdukur, por autoritetet thonë se numri mund të jetë më i lartë.
Rreth 54 trupa të tjerë ende nuk janë identifikuar. Dëmet material ndërkohë janë të pallogaritshme. Qeveria qendrore ndërkohë ka miratuar një paketë ndihme prej 10.6 miliardë eurosh për familjet, bizneset dhe bashkitë, por qeveria rajonale e Valendicas i ka kërkuar Madridit një tjetër paketë me vlerën e 31 miliardë eurove.
/rtsh.al/