RTSH 24 Live

Botë

FBI : "Asnjë lidhje përfundimtare" midis sulmit në New Orleans dhe shpërthimit të hotelit Trump

02/01/2025

FBI : "Asnjë lidhje përfundimtare" midis sulmit në New Orleans dhe shpërthimit të hotelit Trump

FBI deklaroi se nuk ka gjetur asnjë lidhje mes sulmit në Neë Orleans dhe atij pranë hotelit të Donald Trump në Las Vegas. 
Përmes një deklarate, FBI bëri me dije se  ende në ndodhen në faza shumë të hershme të hetimit.

“Siç e dini, po hetohet gjithashtu në Las Vegas. Ne po ndjekim të gjitha drejtimet e mundshme dhe nuk përjashtojmë asgjë...,” tha ndër të tjera zëvendës ndihmësdrejtori i divizionit kundër terrorizmit, në FBI, Christopher Raia.

Më herët u bë me dije se  të dy burrat kishin shërbyer në të njëjtën bazë ushtarake, një fakt që ka nxitur hetime të mëtejshme mbi një “lidhje të mundshme ushtarake” mes tyre.

Dy incidentet ndodhën vetëm disa orë nga njëra tjetra në ditën e Vitit të Ri dhe kanë ngritur shqetësime për sulme të tjera të mundshme.
Livelsberger, i cili vjen nga Kolorado, dyshohet se ishte shoferi i Cybertruck-ut që shpërtheu në incidentin në Las Vegas.

Ndërkohë, detaje të reja mbi të kaluarën e Jabbar-it tregojnë një karrierë të gjatë në forcat e armatosura të SHBA-së. 

Ai kishte shërbyer nga marsi 2007 deri në janar 2015 si Specialist i Burimeve Njerëzore dhe më pas si Specialist i Teknologjisë së Informacionit, përfshirë një mision në Afganistan.

Jabbar kishte vijuar si rezervist në teknologji që nga korriku 2020, duke arritur gradën e rreshterit.

 

/rtsh.al/