RTSH 24 Live

Ekonomi

Sot nafta do të shitet 182 lekë për litër! Ulet çmimi i benzinës dhe gazit

16/03/2023

Sot nafta do të shitet 182 lekë për litër! Ulet çmimi i benzinës dhe gazit

Bordi i Transparencë publikon çmimet e reja të karburantit.

Nafta është ulur me 7 lekë krahasuar me vendimin e kaluar. Ulje ka pësuar dhe çmimi i gazit dhe i benzinës.

Në mbledhjen e sotme u vendos:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 89 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 16 Mars  ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

/rtsh.al/