RTSH 24 Live

Botë

Sllovakia rrezikon të mos furnizohet me gaz - Kryeministri Fico bisedime me presidentin rus në Moskë

4 orë para

Sllovakia rrezikon të mos furnizohet me gaz - Kryeministri Fico bisedime me presidentin rus në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putinin dhe kryeministri sllovak Robert Fico u takuan të dielën në Moskë për të diskutuar një kontratë që lejon kalimin e gazit natyror rus përmes Ukrainës. Sllovakia është e varur nga gazi që kalon nga fqinji i saj, Ukraina dhe ka intensifikuar përpjekjet për furnizimin me gaz edhe gjatë vitit 2025.

Fico tha se takimi me Putin erdhi si reagim ndaj Ukrainës që tha se nuk do të rinovojë kontratën, e cila përfundon më 31 dhjetor. "Presidenti rus konfirmoi gatishmërinë e Moskës për të vazhduar furnizimin me gaz në Perëndim dhe në Sllovaki", u shpreh Fico. Ai tha se në takimin me Putinin biseduan mbi situatën ushtarake në Ukrainë, mundësinë e një zgjidhjeje paqësore të luftës dhe marrëdhëniet e ndërsjella midis dy vendeve.

Fico është një nga liderët e paktë evropianë me të cilët Putini ka mbajtur lidhje që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të gjerë të Ukrainës ne shkurt 2022. Sllovakia dhe Hungaria, të cilat mbështeten te furnizimi me gazin rus, ngritën shqetësime për mundësinë e ndërprerjes së furnizimeve pasi Ukraina tha se nuk do të rinovonte kontratën.

Fico u rikthye në pushtet vitin e kaluar pasi partia e tij e majtë Smer  fitoi zgjedhjet parlamentare. Që atëherë, ai i ka dhënë fund ndihmës ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ka goditur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe ka paralajmëruar se të bllokojë bashkimin e Ukrainës me NATO-n.

/RTSH/