RTSH 24 Live

Botë

Skenar i frikshëm mes luftës dhe tmerrit, eksperti: Ja çfarë do të ndodhë mes Izraelit dhe Hamasit

22/04/2024

Skenar i frikshëm mes luftës dhe tmerrit, eksperti: Ja çfarë do të ndodhë mes Izraelit dhe Hamasit

Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit vijon, ndërsa për ekspertin Ferdinand Gjana situata nuk pritet të përmirësohet, por përkundrazi ekziston rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Në një lidhje me Skyp për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, Gjana, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Sigurisë, u shpreh se shenjat tregojnë se ky konflikt po thellohet edhe më tej dhe se “po merr përmasa të frikshme”

“Që kur kemi parë qëndrimin e Izraelit pas sulmit të Hamasit, ishte e qartë se do ishte një luftë e gjatë dhe komplekse. Unë jam në një skenarë jo fort pozitiv për perspektivën e këtij konflikti dhe shenjat po tregojnë se ky konflikt po përshkallëzohet po thellohet dhe po merr përmasa të tjera të frikshme dhe fatkeqësisht jo të mira jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe aktorë të tjerë siç janë SHBA dhe Rusia”, u shpreh ai.

/rtsh.al/