RTSH 24 Live

Sociale

Skema e investimeve në bujqësi - 8 nëntori, afati i fundit i aplikimeve

03/11/2024

Skema e investimeve në bujqësi - 8 nëntori, afati i fundit i aplikimeve

Data  8 nëntor shënon afatin e fundit ku të gjithë fermerët që kanë një NIPT, apo grupe fermerësh, mund të aplikojnë për të përfituar nga skema kombëtare e investimeve në bujqësi hapur në datën 30 shtator.

Në Kukës nuk kanë munguar fermerët që kanë zgjedhur të aplikojnë për blerjen e makinerive bujqësore.

Ndonëse jo për të gjithë fermerët, problem shqetësues mbetet dhe certifikata e pronësisë për të qenë aplikues në këtë skemë.

Fermerët kanë mundësi që përmes një fondi prej 1.5 miliardë lekësh të përfitojnë financim në formën e një granti prej 50 përqind të vlerës së investimit në ndërtimin e serrave diellore, në rritjen e mekanikës bujqësore, në rrjetat antibreshër, në nxitjen dhe zhvillimin e akuakulturës e të tjerë.

/rtsh.al/