RTSH 24 Live

Euro 2024

Silvinjo: Rivalët të fortë, por mund të kishim bërë më shumë, "Botërori 2026" një objektiv real

25/06/2024

Silvinjo: Rivalët të fortë, por mund të kishim bërë më shumë, "Botërori 2026" një objektiv real

Një pjesë e delegacionit kuqezi, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2024, mbërriti në aeroportin e Rinasit. “Jam krenar për atë çfarë paraqiti skuadra ime në fushë. Të gjithë lojtarët kanë dhënë gjithçka, edhe pse mendoj se mund të kishim bërë diçka më shumë”, komentoi Silvinjo.

Duhet të pranojmë se rivalet tona në grup ishin skuadra mjaft të forta. Jemi munduar që të marrim maksimumin, edhe pse mund të kishim bërë diçka më shumë”, arsyetoi braziliani.

Mes të tjerash Silvinjo falënderoi tifozët për mbështetjen e madhe dhe pranoi se objektivi i radhës për kuqezinjtë ishte kualifikimi për në fazën finale të Botërorit të 2026-ës.

/rtsh.al/