Siguria rrugorë kryesisht afër shkollave cilësohet me mjaft rëndësi nga prindërit e nxënësve Në fillim të procesit mësimor por edhe në pushimin e gjatë, kur nxënësit dalin jashtë oborrit të shkollës, bashkia Kukës në bashkëpunim me policinë e shtetit ka siguruar patrullimin me policë gjatë segmenteve rrugore ku ndodhen shkollat e qytetit. Kjo për sigurinë e nxënësve dhe qarkullimin normal të automjeteve.
Shefi i Qarkullimit Rrugor Kukës, Angjelin Zefi shprehet se “janë marrë të gjitha masat e sigurisë dhe se nuk është shënuar asnjë rast incidenti në shkolla. Do të ndiqet edhe në vazhdimësi”.
Sipas banorëve kjo cilësohet e rëndësishme dhe rrugët afër shkollave duhen patrulluar çdo ditë.
Prej shumë kohësh tashmë, siguria në rrugët e qytetit, sidomos afër shkollave po realizohet nga policia bashkiake në bashkëpunim me policinë e shtetit.
Gazetare: Irda Bajraktari
/rtsh.al/