RTSH 24 Live

Kosovë

Siguria në Kosovë, komandanti i KFOR-it pret ambasadorin turk

31/10/2024

Siguria në Kosovë, komandanti i KFOR-it pret ambasadorin turk

Komandanti i ri i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani ka pritur në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë, ambasadorin e Turqisë, Sabri Tunç Angili.

Barduani ka përmendur përpjekjet e KFOR-it për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Sot, Gjeneralmajor Enrico Barduani, Komandanti i misionit të #KFOR-it të udhëhequr nga #NATO-ja, u takua me ambasadorin e Republikës së Türkiye, shkëlqësinë e tij Sabri Tunç Angili, në selinë e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë.
 
Gjatë takimit u bisedua për trendet e sigurisë në Kosovë dhe rajon më gjërë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në Organizatat Ndërkombëtare dhe rolin e NATO-s.
 
Gjeneral-major Enriko Barduani nënvizoi përpjekjet e përditshme të KFOR-it për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së dhe për të mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës", thuhet në njoftim. 

/rtsh.al/