RTSH 24 Live

Aktualitet

Si do të jetë moti sot, e Premte 11 Qershor 2021

11/06/2021

Si do të jetë moti sot, e Premte 11 Qershor 2021
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila po kushtëzon mot të paqëndrueshme në vendin tonë mot me rreshje shiu dhe stuhi lokale. 

E Premte, 11 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare dhe vranësira në shim me rreshje shiu dhe stuhi me rrebeshe në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me.   

Temperaturat:

Zona malore       12/26°C

Zona e ulët         13/29°C

Zona bregdetare  15/26 °C

Kosova, e Premte, dt 11 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu dhe rrebeshe me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 12°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 25°C.

E Shtunë, 12 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në bregdet, dhe vranësira në shim me rreshje shiu dhe stuhi me rrebeshe në mesditë në zonat malore dhe zonën e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       11/25°C

Zona e ulët         13/28°C

Zona bregdetare  15/25 °C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari