RTSH 24 Live

Aktualitet

Shuhet zjarri në Llogara, Peleshi: Kush djeg pasuritë kombëtare do të përballet me ligjin

05/07/2024

Shuhet zjarri në Llogara, Peleshi: Kush djeg pasuritë kombëtare do të përballet me ligjin

Zjarri i rënë në Qafën e Llogarasë është arritur të shuhet pas orë të tëra pune në një terren të vështirë.  Vatra e zjarrit u arrit të shuhet në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte pas përpjekjeve të përbashkëta të forcave zjarrfikëse, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Ministri i Mbrojtjes Niko Pelëshi bëri të ditur se në shuarjen e flakëve u angazhuan edhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura.

Aktualisht po bëhet krehja e zonës, për izolimin përfundimtar të vatrës. Zjarri mendohet se ishte i qëllimshëm, ku ministri Peleshi tha se “ata që vënë në rrezik pasurinë kombëtare do të përballen me ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”.

/rtsh.al/