RTSH 24 Live

Televizion

Shuhet kolegia e Radio Shkodrës Anila Dushi

10/04/2021

Shuhet kolegia e Radio Shkodrës Anila Dushi

Gazetarja e Radio Shkodrës Anila Dushi ka humbur betejën me kovidin të shtunën. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale kolegët e saj. Ajo ishte shtruar në repartin infektiv të spitalit të Shkodrës prej disa ditësh dhe nuk arriti ta fitojë betejën me këtë semundje.“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”.– shkruan gazetari i njohur i RTSH Ardian Hoti.