RTSH 24 Live

Aktualitet

Shtyhet për 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës

26/07/2024

Shtyhet për 12 shtator seanca paraprake e “Sterilizimit”, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka shtyrë për 12 qershor mbajtjen e seancës paraprake për dosjen e “Sterilizimit”, pasi mungonte një prej avokatët mbrojtës të akuzuarve. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndodhej në seancë dhe është shprehur se “aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta”, por gjykata nuk ka lejuar fjalën e tij duke shtyrë seancën.

Ish ministri Ilir Beqja është aktualisht i arrestuar për hetimet që po kryhen për akuzimet me tenderat kur ai drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).   

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur për dosjen e Sterilizimit Beqajn dhe 8 të tjerë, ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

SPAK akuzon për shkelje në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Prokuroria thotë se në dhënien e koncesionit të akuzuarit nuk kanë respektuar ligjin dhe kanë shpërdorur detyrën ndërkohë që sipas akuzës Ilir Beqaj ka pasur njohje dhe miqësi të fortë me biznesmenin Ilir Rrapaj.

Të akuzuarit për Sterilizimin

Ilir Beqaj              'shpërdorim detyre"

Ilir Rrapaj             'Mashtrim'

Klodjan Rjepaj     'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Saimir Kadiu        'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Marsela Serjana    'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Arben Gjata          'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Naile Ajazi            'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Genc Byrazeri       'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

Petri Mersini         'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'

/rtsh.al/