Shqipëria ka dënuar ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, sulmi i fundit paraqet përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Duke dënuar sulmet iraniane me raketa balistike, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se “Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.
Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, shkruan në rrjetin ‘X’ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
/rtsh.al/