Kryeministri i Hungrarisë Viktor Orban ashtu sikurse deklaroi pak ditë më parë nga Shqipëria, ka udhëtuar drejt Beogradit ku është takuar me Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Ka qenë ky i fundit ai i cili ka publikuar detaje nga takimi, duke deklaruar se me partnerë të mirë, çdo plan dhe projekt arrihet.
“Takim me mikun tim Viktor Orbán dhe momente të rralla relaksi para se të fillojmë të merremi me çështje serioze me interes për Serbinë dhe Hungarinë.
Me partnerë dhe miq të sinqertë – çdo gjë është e mundur dhe çdo plan është i arritshëm, dhe projektet në të cilat po punojmë do të tregojnë më së miri se asgjë nuk mund ta ndalë rritjen e shpejtë të të dy vendeve”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.
Nuk dihet nëse në këtë takim është diskutuar mbi çështjen e veriut të Kosovës, por kujtojmë se pak ditë më parë gjatë konferencës së përbashkët me Kryeministrin Edi Rama, Orban shpresonte se çështja të merrte zgjidhje para takimit që ai do të mbante me Vuçiç.
“Javën tjetër do kemi një takim bilateral me Beogradin. Shpresoj që kjo çështje deri atëherë të zgjidhet’, ka thënë Orban.
/rtsh.al/