RTSH 24 Live

Botë

Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohet një qytet

14/01/2024

Shpërthen vullkani në Islandë, evakuohet një qytet

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës, në qytetin Grindavik, vetëm disa javë pas një tjetër shpërthimi në zonë.

Gjashtëdhjetë familje, 10% e popullsisë së zakonshme të qytetit, janë evakuuar deri më tani. Pas shpërthimit, policia ka ngritur nivelin e alarmit.

Muret e ngritur kundër lavës rreth qytetit deri më tani po qëndrojnë, por megjithatë janë krijuar dy çarje që kanë bërë që llava të depërtojë.

Sipas autoriteteve, rreziku që lava të dëmtojë rëndë infrastrukturën është shumë i lartë. Kryebashkiaku i Grindavik, Fannar Jonasson, e quajti shpërthimin vullkanik një "tronditje të madhe dhe serioze për popullatën".

"Është një rrugë relativisht e shkurtër që lava të arrijë në qytet”, tha ai.

Qyteti i Grindavik u evakuua në nëntor, po si pasojë e një shpërthimi vullkanik. Islanda ka më shumë se 30 sisteme vullkanike aktive./ BBC

/rtsh.al/