RTSH 24 Live

Kronika

Shpërdoruan detyrën, policët e përgjuar dalin në Gjykatë

23/10/2021

Shpërdoruan detyrën, policët e përgjuar dalin në Gjykatë

Në gjykatën e  Tiranës u zhvillua seanca për verifikimin e masave të sigurisë për rrejtin e policëve të përgjuar nga SHCBA dhe Prokuroria nga të cilat rezultoi se ata shpërdoruan detyrën në disa episode të ndryshme. Seanca u mbajt pa praninë e medias në sallë, ndërsa mësohet se në përfundim të saj me masën e arrestit në burg u mbajt vetëm njëri prej efektivëve Durim Murrja, për dy prej tyre Jashar Shehun dhe Arjan Ballën  u ndryshuar masa nga arrest në burg në arrest në shtëpi dhe për efektiven Matilda Hamolli u hoq masa e arrestit në shtëpi dhe u caktua detyrim paraqitje dhe peziullim nga detyra, për të dhe 5 efektivët e tjerë të përgjuar Petro Frahollin, Klemend Pikuli, Clirim Akrobati, Genci hysi, dhe Kamber Kllogjerin. 
Në këtë dosje ishte edhe shefi i komisariatit të Korçës Krenar Gjokutaj I dalë nga përgjimi i dy qytetarëve se me ndërhyrjen e tij qytetari lëvizte në orarin policor të masave anticovid. Gjykata vendosi për të heqjen e pezullimit nga detyra ndërsa kërkoi detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore. 
Efektivi i cili mbeti në burg u denoncua nga një vajzë së cilës i janë përdorur të dhënat, pasi një qytetar  e kishte pëlqyer në një lavazh dhe kërkonte informacion për të. I ndihmuar edhe nga katër efektivët e plicisë së komisariatit nr 1 në kryeqytet u  nxorrën të dhënat e plota të automjetit si dhe emrin  i pronares  dhe ju transmetuan qytetarit të interesuar. 
Hetimi kishte nisur për trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e mandej në BE. Gjatë këtij hetimi ranë në përgjime efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë që flasin për çështje të tjera.