RTSH 24 Live

Aktualitet

Shkollat “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë, gati në shtator për 1500 nxënës

02/06/2021

Shkollat “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë, gati në shtator për 1500 nxënës

Punimet në shkollat  “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” po vijojnë pa ndërprerje për të siguar një mjedis të mirë për të gjithë nxënësit duke përfshirë edhe terrenet sportive të brendshme e të jashtme.  Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj inspektuan këto punime . Problematike ka pasur sipas Veliaj me një pjesë të banorëve pasi ka pasur shtesa të ndërtimve në ambjentet e shkollave.  Ndërkohë që kryeministri Edi Rama kërkoi ti kushtohet më tepër vëmendje mureve rrethuese dhe gjelbërimit . 
Ndërtimi i këtyre shkollave do të sjellë edhe eleminimin e turneve për nxënësit pasi shkolla tashme ka kapacitetet të shtuara. 
Në shtator dy shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit do të jenë gati për të gjithë nxënësit duke filluar nga kopshti deri në klasën e 9-të. 

Shkolla “Qazim Turdiu” me një sipërfaqe prej mbi 6 mijë metër katrorësh, është projektuar për një kapacitet prej afro 900 nxënësish, me qëllim që të plotësojë nevojat për arsimim në këtë zonë, duke pothuajse dyfishuar numrin nga kapaciteti ekzistues.

Ndërsa shkolla “Hasan Vogli” me sipërfaqe prej mbi 4 mijë metra katrorë do të rindërtohet për të akomoduar 600 nxënës, nga të cilët 2 klasa me fëmijë në ciklin parashkollor.