RTSH 24 Live

Art

Shkodra përcjell për në banesën e fundit “Mjeshtrin e Madh” të humorit Paulin Preken

08/09/2021

Shkodra përcjell për në banesën e fundit “Mjeshtrin e Madh” të humorit Paulin Preken


Shkodra përcolli të mërkurën për në banesën e fundit një nga kolosët e humorit, “Mjeshtrin e Madh” Paulin Preken. Ai u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 86 vjeçare, në Itali ku jetonte prej vitesh me familjen. Por amaneti i tij ishte që trupi të prehej për gjithnjë në Shkodër.
Homazhet në nderim të aktorit të shquar, u zhvilluan në teatrin "Migjeni" aty ku për më shumë se 40 vite, Paulin Preka shkëlqeu bashkë me kolegët e tij dhe ku ende kubojnë të qeshurat për humorin e tij të papërsëritshëm. 
“Artisti i Merituar” Paulin Preka  do  kujtohet jo vetëm si mjeshtri i interpretimit të qindra roleve, përfshirë  këtu edhe  ato dramatike, por edhe  si autori i shumë pjesëve të Estradës së famshme të Shkodrës, që mbeten të pashlyeshme në kujtesën e publikut shqiptar.