RTSH 24 Live

Art

Ekspozita e Abaz Hados, artisti tregon raportin me natyrën dhe botën universal

17/04/2024

Ekspozita e Abaz Hados, artisti tregon raportin me natyrën dhe botën universal

Artisti Abaz Hado ka çelur ekspozitën personale “Trunks and Trees”. Një ekspozitë të cilën artisti projekton raportin mes njerëzve dhe botës universale, raportin mes njerëzve dhe natyrës në të cilën shpesh të vendosur përballë kërkesës për qytetërim tejkalojmë dhe keqpërdorin asetet e natyrës.

Artisti tregon se raporti i tij me natyrën është i hershëm, e prej andej ka ardhur frymëzimi i parë me natyrën prej ku ka buruar edhe krijimi i këtyre punimeve.

Ekspozita “Trunks and Trees” do të qëndrojë e hapur deri në datën 22 prill për të gjithë artdashësit.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/