RTSH 24 Live

Europë

"Përgatitu për luftë nëse do paqe" - Koloneli Çlirim Toçi: NATO dhe BE të investojnë në siguri

30/04/2024

"Përgatitu për luftë nëse do paqe" - Koloneli Çlirim Toçi: NATO dhe BE të investojnë në siguri

NATO dhe BE duhet të investojnë në fushën e sigurisë, po ndiqet thënia "Përgatitu për luftë nëse do paqe" kështu u shpreh Çlirim Toçi, kolonel dhe pjesë e stafit akademik të kolegjit të mbrojtjes të vendeve të Balltikut në Estoni.

Në një lidhje me Skype, në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Toçi tha gjithashtu se NATO dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të investojnë në fushën e mbrojtjes, të sigurisë dhe të forcave të armatosura dhe kjo është ajo që po ndjek edhe SHBA.

NATO dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të investojnë në fushën e mbrojtjes, në fushën e sigurisë, pra të investojnë në forcat e armatosura. Dua të them që këtu po ndiqet ajo thënia që ka thënë Markus Aurelios 2500 vjet më parë 'Përgatitu për luftë nëse do paqe'. Dhe kjo është ajo që po bëjnë të gjithë vendet anëtare të NATO-s duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kolonel Çlirim Toçi.

/rtsh.al/